Këtë mbrëmje në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuar ka qenë Olsa Muhameti.
Motivi i kësaj dalje në ekranin ku punon ka qenë promovimi i emisionit më të ri që ”autorja” e Për’puthen ka ndërmarrë të sjellë këtë verë në Top Channel.
Kepi i Tundimeve është titulli i formatit që Olsa Muhameti mban firmën si autore e tij. Por prit pak! Ky titull nuk duket aspak i vençantë, në fakt direkt na u kujtua formati origjinal “Temptation Island”, që në shqip përkthehet Ishulli i tundimit. Por formati i cili pritet të jetë një ndërthurej mes këtij të fundit është frymëzuar nga një prej reality që së fundmi ka zbarkuar në Netflix. E kemi fjalën për “Too Hot to Handle”, subjekti i të cilit është mjaft i ngjashëm me atë të formatit që pretendon autorësinë Olsa.
Një grup beqarësh shumë tërheqës duhet të jenë në gjendje të shmangin çdo lloj marrëdhënieje seksuale në mënyrë që të fitojnë çmimin final, që në versionin origjinal është 100 mijë Euro.
Nga Përputhen, Shqipëria Live, Kepi i tundimeve duket se do të jetë formati i rradhës që shohim të risillet në variantin shqiptar nga Olsa në ekranin e Top Channel.
Formati pritet të nis në 22 Korrik ora 21.00