Aktorja shumë e njohur turke Neslihan Atagul u shfaq së fundmi në publik krah bashkëshortit të saj Kadir Dogulu. Çifti mori pjesë në lançimin e një brandi të ri rrobash ku Kadir është imazh kryesor.
Në dalje të eventit, Neslihan dhe Kadir u ndaluan nga gazetarët. Kadir u shpreh i emocionuar që këtë vit do të nisë një projekt të ri ndërsa gazetarët më pas iu drejtuan Neslihanit. “Nëse do të merrje një ofertë për një serial të ri, a do të luajë sërish krah Burak Ozçivit?”-e pyetën gazetarët aktoren. Neslihan u nxeh pas kësaj pyetje duke habitur me reagimin e saj. “Çfarë lidhje ka kjo? S’më pëlqen kjo pyetje! Më falni, por kjo s’është pyetje me vend”-u përgjigj Neslihan. Më pas gazetarët e pyetën aktoren nëse po mendon të bëhet me fëmijë. “E mendoj, po ju e mendoni?”-u përgjigj ajo dhe më pas u largua me makinë. Kujtojmë që Neslihan Atagul dhe Burak Ozçivit kanë luajtur së bashku në serialin “Kara Sevda”.