Sot në “Për’puthen” ishte takimi midis Efit edhe Mevlanit, por në një moment që mezi kuptohej u përmend Mikela.
Gjatë takimit me Efin, përmendi takimin me Mikelën duke thënë se nuk do të ketë pranë vetes një vajzë që e sheh vetëm për marrëdhënie.
Mikela e revoltuar kërkoi shpjegim, ndërsa Mevlani dhe Efi këmbëngulën se deklarata nuk ishte e tillë, por u keqkuptua për shkak të prerjes së disa momenteve nga biseda.
“Ti je çapkënë dhe merr flakë shpejt dhe më pëlqen për këtë tipin që ke. Dhe unë i thashë Efit mos u bëj si tipi i Mikelës që merr flakë”, i tha ai Mikelës.
Mikela: Mos i bjer nga Kina kot, thuaje troç.
Mevlani: Nuk është ashtu.
Mikela: Dua një përgjigje. Ti po më thua që je vajzë që e dua vetëm për marrëdhënie.
Mevlani: Thash që kemi pëlqime në mënyrë shoqërore dhe nuk mund ta pëlqej një njeri, të dal në takim me atë kot, thash si do ta doja një njeri vetëm për marrëdhënie.
Mikela: Si mund të thuash nuk dua një njeri që e shoh vetëm për marrëdhënie?
Mevlani: Nuk është ashtu si thua ti, është prerë…
Efi: E kishte fjalën për marrëdhënie në tërësi si njeri. Jam shumë e sigurt, sepse isha në takim. E di shumë mirë se çfarë po flas. Mos u kap dhe mos u keqkupto.
Mevlani: Nuk flas unë në atë lloj mënyre, aq më tepër që ti e di mirë se ne kemi veç afrimitet shoqëror bashkë. Si ti, si edhe unë.
Duket se më pas çdo gjë u sqarua.