Xhesika Berberi është një ndër modelet më të njohura e më të talentuara shqiptare, e cila prej vitesh e ka vendosur karrierën e saj në SHBA. Teksa numërojmë sfilata dhe emra ndërkombëtarë që e kanë zgjedhur si imazh, këtë herë ajo është kthyer në Shqipëri me një tjetër arritje.
Mercedes-Benz AlbaniaReklamë nga boost.alMundësi financimi deri në 80 % të vlerës së mjetitMË SHUMË
Disa vite më parë, Xhesika ishte fituese e “Miss Universe Albania”, ndërsa tani do rikthehet në skenë në një tjetër rol. Ajo do të prezantojë spektaklin krahë Adrola Dushit dhe Alaudin Hamitit.
E veçanta është që për herë të parë, imazhi i një vajze shqiptare do të kurohet nga marka gjigande e modës, Christian Dior. E emocionuar, Xhesika ka rrëfyer në emisionin “Wake Up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islamin, se si arriti të binte në kontakt me ta:
“Kur e mora vesh këtë lajm isha në shok, më erdhi shumë e papritur. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me një nga vajzat që shet tek dyqanet e Christian Dior dhe mendova t’i shkruaj njëherë për kompeticionin që kisha. Mundësitë ishin të vogla duke qenë se ata veshin imazhe shumë të mëdha. Pas dy ditësh marrë një telefonatë dhe më tha: “Xhesika, Christian Dior po kërkon të të veshë ty”. Aty mbeta pa fjalë. Christain Dior do të vesh për herë të parë, një vajzë në Shqipëri.”