Pasditen e djeshme në emisionin “Ndryshe” i cili transmetohet në TAR, Donald Veshaj është bërë ´pre´ e një telefonatë kurth nga moderatorët e emisionit Salsano Rrapi dhe Adi Pojani.
Donaldit iu bë një propozim nga moderatorët për të marrë pjesë ne një reklamë teleferiku në Dajt, në të cilën aktori i njohur do të ishte pjesë e saj dhe xhirimet do të kryheshin në malin e Dajtit, ku Donaldi do të ishte i shtrirë ne borë dhe planet do ishin të kapura me dron.
Nisur nga postimi i ditëve të fundit të aktorit, mendohej që slogani i reklamës të ishte i lidhur me frazën ´shkriu bora`. Donaldi nuk e ka kuptuar këtë ´telefonatë kurth´ dhe pranoi menjëherë të ishte pjesë e reklamës.
Mos ndoshta Donaldi është i penduar dhe do te bëj gjithçka që të shkrihet bora midis tij dhe Bora Zemanit apo thjeshtë një projekt i radhës ? Kjo ngelet për t`u parë!