Mbrëmjen e djeshme Graniti u suprizua nga e ëma, e cila mes këshillave të tjera, i sugjeroi të birit të dilte nga “guaska”, e të shoqërhej me gjithë banorët. Kjo u interpretua si këshillë për t’i qëndruar larg Fifit, jo vetëm në rrjet, por edhe brenda shtëpisë. Edhe banorët e kanë këshilluar Granitin, mes tyre Monika, Semi e Donaldi, që të shkëputet nga këngëtarja e të bëjë lojën e tij.
Modeli ka patur për këtë arsye edhe debate të forta me Einxhel dhe Arjolën. Moderatorja tha se kishte kërkuar shoqërinë e tij, por ai e kishte ofenduar, ndërsa me Arjolën, arsyeja e debatit, ishte sipas ish-futbollistit se ajo e kishte provokuar.
Mirëpo, edhe pse Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve, pas përballjes ai ka marrë një vendim të papritur. Ish-futbollisti ka granit
Lindosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia.
Banorët janë përpjekur ta bindin të mos e ndërmarrë këtë veprim, megjithatë na mbetet të presim e të shohim nëse ëstë thjesht një veprim i nxituar nga momenti i tensionuar apo Graniti e ka seriozisht…