Edicioni më i ndjekur ‘BBVK’ është në prag të gjysmëfinales, ku dhe pak ditë na presin për natën e madhe.
Mbrëmjen e sotme, një ‘e papritur’ ka ndodhur me banorët e shtëpisë. Pjesë e tyre u bë dhe një tjetër banor i ri, i cili do të vazhdojë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë bashkë me banorët e tjerë.
Andi Zhaveli është banori më i ri i shtëpisë më të famshme, i cili vjen prej Gjakove.
Mes banorëve po zhvillohet një darkë e cila do të moderohet nga Andi, i cili ka në dorë pyetje nga publiku për çdo konkurrent që është në garë.