Amiens nuk është dakord me vendimin e marrë nga Liga Franceze e Futbollit dhe është gati që ta paraqesë çështjen në Gjykatën Administrative të Parisit për të hequr kështu vendimin e rënies nga kategoria, në një sezon të papërfunduar.
Kujtojmë që klubi, i parafundit në renditjen e Ligue 1 përpara ndalesës së kampionatit ra pasi Liga vendosi që të merrte për bazë renditjen deri në mometin e ndërprerjes, duke stabilizuar verdiktet.
Menjëherë, klubi nuk ka pranuar vendimin dhe ka nisur peticion për të fshirë sezonin dhe shtimin e Ligue 1 nga 20 në 22 skuadra për sezonin tjetër.