“Ka bërë akte të turpshme me vajzën. Nuk ka kryer marrëdhënie intime. E kam parë me sytë e mi”. Kështu deklaroi nëna e të miturës nga Fieri, e cila fatkeqësisht ra pre e ngacmimeve seksuale të një 73-vjeçari, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.
Ka qenë pikërisht nëna e vajzës, shtetasja me inicialet M.B., ajo që ka denoncuar të moshuarin, të cilin e akuzon se e prekte vajzën 9-vjeçare në vende intime. Nëna tregon për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Ervis Kuçi se nuk e kishte denoncuar Leonidha Rapushin më herët, sepse donte t’i shmangej konflikteve. Po ashtu ajo tregoi se për shkak të traumës, vajza e saj, kishte rënë dhe nga mësimet.
“Nuk kam pasur mbështetje më parë ndaj s’e kam denoncuar. I jam ruajtur konflikteve. Leonida e ndiqte edhe në shkollë. Vajza ka rënë shumë nga mësimet. Na kanë dëmtuar”, mamaja e të miturës.
(ed.me/BalkanWeb)