Sara, njëra nga banoret e së njohurit “Big Brother VIP Albania” sezonin e tretë, ka zbuluar një moment të vështirë që e ka përjetuar brenda shtëpisë. Gjatë një bisede të fshehtë me bashkë-lojtaren e saj Riken, ajo ka rrëfyer se ditën e hënë ka pasur një moment dobësie ku ka dëshiruar të largohet nga ky format.
Sipas rrëfimit të saj, ajo është përgatitur seriozisht për të larguar nga shtëpia, por ka qenë produksioni i programit ai që nuk e ka lejuar të realizojë këtë veprim. “Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lejuar të iki, veçse nga kjo histori”, ka thënë Sara, duke shtuar se ka ndjerë një lodhje të madhe nga presioni i krijuar brenda shtëpisë.
Ky moment i ndarë nga Sara tregon sfidat dhe presionet psikologjike që përballojnë banorët në këtë format, ku çdo gjest dhe vendim mund të ketë një impakt të madh në rrjedhën e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.