Është shfaqur për herë të parë pas më shumë se 4-muajsh, Blerta Josifi, vajza tentoi t’i japë fund jetës për t’u ringjallur. Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik ka ndodhur më 2 korrik të këtij viti, ku mamaja dhe motra e saj, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat.
Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, Blerta u shpreh se nuk ka qenë nëna e saj, ajo që i ka bërë ato që të ndiqnin Zotin në mënyrën e tyre.
“U izoluam unë dhe Anisa bashkë, nuk ishte mami. Donim të mësonim në mënyrë autodidakte. Menduam për pak kohë, dhe koha po kalonte dhe nuk po ktheheshim në kishë. Kishim librat e krishterë dhe ato lexonim. Anisa lexonte shumë romane”, rrëfeu Blerta.
Kjo e fundit tregoi se ishte vetë ajo që u izolua e para, por jo në mënyrën drastike që e bëri e motra.
“Unë u izolova e para, por nuk e bëra në mënyrë drastike si Anisa. Tani as vetë nuk di ti shpjegoj, kam pyetje plot”, vijoi ajo.