Megjithëse e shohim nga e hëna në të enjte “prime time” në ekranin e Top Channel, Eni Vasili arriti të na e “hidhte” të gjithëve. Moderatorja e “Open” mësohet se është shtatzënë për herë të parë dhe burimet sipas “Panorama Plus” bëjnë me dije se ajo është në pritje të binjakeve vajza.
Gazetarja e njohur ka vendosur ta zgjerojë familjen pas lidhjes disa vjeçare me Armandin, inxhinierin që la Londrën për të jetuar me të në Shqipëri. Kështu, duket se fushata zgjedhore dhe intensiteti i punës në këtë periudhë nuk do të jenë aspak pengesë për shtatzëninë e Enit.
Ndërkohë Panorama Plus la siguruar edhe një foto në rrugë te gazetares krahë Armandit, ku dallohet qartë barku i rrumbullakosur. Foto e publikuar në versionin “print” të medias.