Lidhja e tyre bëri menjëherë bujë në mediat e huaja. Është fjala për romancën e shumëpërfolur të aktorit të famshëm të “Hollywood”-it, Brad Pitt me modelen gjermane, Nicole Poturalski. Por tani duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund.
Duke cituar burime pranë Brad dhe Nicole, “Page Six” ka shkruar se dyshja i ka dhënë fund lidhjes të shumë komentuar. Burimet kanë shtuar se dy personazhet e njohur të ekranit nuk kanë patur një lidhje shumë serioze dhe se ndarja e tyre ka ndodhur pak kohë më parë.