Marrëdhënia e Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit vazhdon të komentohet edhe pas përfundimit të “Për’puthen”. Sëfundmi, në një intervistë për “Shqipëria LIVE”, ish-konkurrentja tha se lidhja me të riun nga Kosova ishte toksike dhe se nuk e ndjente fare mungesën e tij. Por, duket se bukuroshja brune ka ende për të treguar për Andin. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, Jasmina rrëfeu detaje të reja jo vetëm për ndarjen me të, por edhe raportet me Atdheun. Ish-konkurrentja u shpreh se ky i fundit e kishte zhgënjyer.
E pyetur nga Antonela Berishaj, këtë herë në rolin e moderatores, nëse Andi e la atë për Diona Fonën apo xhelozi e saj, ajo u përgjigj: “Asnjëri nuk la asnjërin. Unë mund të them që e lash me një mesazh. Ai mund të thotë se e lashë se ishte xheloze”.
Ndërkohë, përsa i përket personazheve të programit të dashurisë të cilët e kanë zhgënjyer, Jasmina tha: ” Kohët e fundit që kam marrë vesh shumë gjëra, jam zhgënjyer nga Atdheu”