Që pas pjesëmarrjes në Big Brother, Arjon Muca ka qenë një personazh gjithnjë i pelqyer nga publiku.
Shpesh i përfolur për jetën e tij private, lidhjet e ndarjet me personazhe publike, por edhe shumë i diskutuar edhe për jetën e tij profesionale. Gjithnjë në qendër të vëmendjes, edhe për stilin e tij unik, Arjon Muca ishte personazhi i ftuar special për këtë javë në Next.
Arjoni rrëfeu për Next, çdo detaj rreth jetës së tij profesionale, rrugën që i është dashur për të qenë një moderator i suksesshëm dhe vështirësite e hasura. Së fundmi, ai është moderator i emisonit të mëngjesit dhe kleçka më e madhe ka qëndruar në krahasimin e tij me ish moderatorin Kelvin Kadilli.
Arjoni u shpreh se ndonse zëvëndësimi i tij ishte një propozim i papritur, ai thotë se nuk mund të krahasohet me Kelvin, kjo sepse mënyra e moderimit nuk është e njëjte.