Emma Stone dhe bashkëshorti i saj, Dave McCary janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja, e cila në fakt është e njohur për mbajtjen e jetës private dhe familjes larg syrit të publikut, ka sjellë në jetë fëmijën në 13 mars në Los Angeles, megjithatë ende nuk dihet asnjë detaj për gjininë dhe emrin e bebushit. Lajmin e bukur e ka bërë me dije TMZ, ndërsa faktin që Emma është bërë nënë prej gati dy javësh e kanë zbuluar burime pranë familjes së saj.
Për herë të fundit në publik aktorja e “La La Land” është parë në muajin shkurt në Los Angeles, ndërkohë që nga ajo kohë ajo nuk është shfaqur më as në rrjetet sociale, duke zgjedhur që të mbajë gjithçka shumë private. Edhe lajmin e shtatzënisë Stone nuk e zbuloi vetë, por ishin mediat që raportuan për pritjen e ëmbël prej disa muajsh, derisa gjithçka u konfirmua në fillim të këtij viti nga kjo foto e “DailyMail”