Fjolla Morina u komentua gjatë pasi pranoi publikisht lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin kosovar, me të cilin u kap nga policia në kufirin e Morinës ku kishte me vete dy armë. Fisnik Syla i propozoi këngëtares shqiptare për martesë, ndërkohë që ajo ishte në arrest shtëpie dhe që nga ai moment nuk kanë munguar as deklaratat publike të dashurisë.
https://www.instagram.com/p/CMVHxDdFDGd/?utm_source=ig_web_copy_link
Teksa për Sylën nuk rëndoi asnjë akuzë, këngëtarja shqiptare akuzohet tanimë dhe për për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u largua nga shtëpia në Kukës ku vuante dhe masën e arrestit shtëpiak.
Edhe pse është në kërkim nga Policia Fjolla po vijon jetën e saj si normalisht. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjete sociale pamje nga Emiratet e Bashkuara Arabe bashkë me bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.
https://www.instagram.com/p/CMVEIIGFlRh/?utm_source=ig_web_copy_link
Artistja nuk e ka pasur aspak problem të kalojë pikën kufitare edhe pse ndodhet në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo kosovare dhe autoritetet po punojnë për kapjen e saj.
Ndoshta me këtë ajo sfidoi sërish instancat?!