Një prej emrave më të njohur që ka dalë nga “Për’puthen” dhe që shpesh vihet në qendër të vëmendjes është ai i Ana Lleshit aka “Ana 1”. Edhe pse ajo u përjashtua disa kohë më parë nga programi për shkak të shkeljes së rregullave, marrëdhënien me produksionin, autoren Olsa Muhameti dhe konkurentët e tjerë duket se i ka të mira. Nisur nga kjo asaj i është besuar në dy puntatat e fundit të “Prime” roli i opinionistes dhe duket se puna e Anës me formatin “dating” sapo ka filluar.
Me anë të një postimi në Instagram ditën e djeshme, ka qenë pikërisht autorja e “dating show” e cila ka bërë me dije se tashmë Ana është pjesë e stafit realizues të “Për’Puthen”. Duke ju përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, i cili donte të dinte pse ish-konkurentja gjendej kudo në prapaskenën e programit dhe gjatë xhirimeve, Olsa tha:
“Le ta themi dhe këtë…Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”