Dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” janë padyshim i vëllai, Romeo, dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Elgit Doda. Ata kanë qenë shumë aktivë në rrjetet sociale gjatë gjithë këtyre muajve duke qëndruar krah Donaldit në çdo situatë.
Sot ata kanë bërë disa postime të dyshimta në Instagram. Ishte Elgiti ai i cili fillimisht postoi një status duke shkruar: “E kemi një gjë të bukur sonte, apo jo Romeo”, duke vendosur edhe shenjën e Spiderman. Më pas ai ka postuar foton e një parashute pa shkruar asgjë.
Duke bashkuar pazullin duket se ata po paralajmërojnë një surprizë për Donaldin. Së pari, shenja e Spiderman është kthyer në një shenjë identifikuese për aktorin që e ka përdorur shpesh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Së dyti, parashuta më shumë se kurrë këto kohë lidhet me shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë këtyre muajve, thuajse të gjithë banorët janë surprizuar duke marrë mesazhe simbolike nga familjarët e tyre dhe fansat përmes parashutave që fluturojnë sipër oborrit të shtëpisë.
Megjithatë, se çfarë fshihet pas këtyre story-ve na duhet të presim edhe pak për ta zbuluar.