Emergjenca për shkak të koronavirusit ka krijuar një ngërç të madh ekonomik te shumë klube futbolli dhe ata që e vuajnë më shumë janë kategoritë e ulëta, ku sigurisht biletat dhe të drejtat e vogla tv përbëjnë atë mini-thesar për të përdorur për rroga dhe investime.
Ndaj edhe tashmë bëhet e vështirë që të shlyhen rroga që janë pak mbi standard. Kështu, një kontratë shumë e shtrenjtë nuk mund të paguhet në kushtet aktuale të emergjencës kombëtare.
Eshtë rasti i Roberto Stellone, trajnerit të Ascolit në Serie B. Klubi bardhezi ka vendosur që të prishë kontratën dhe t’I kërkojë ndjesë trajnerit. Mungesa e akordit mes palëve ndoshta do ta çojë çështjen edhe në gjyq, por fakt është që Ascoli ka zgjedhur trajnerin e të rinjve, Guillermo Abascal, në krye të detyrës, për momentin kur të rifillojë sezoni.