Protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimir Kasemi, ka folur për emocionet, përjetimet dhe përshtypjet pas natës së parë të këtij show.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, biznesmeni 33-vjeçar ka treguar për komentet pozitive dhe kritikat e marra nga familjarët, miqtë dhe fansat në rrjete sociale.
Ai gjithashtu ka zbuluar edhe pak nga ajo çfarë duhet të presim në ditët në vijim, në rrugëtimin e kësaj romance live mes tij dhe 18 vajzave konkurrente.
Si ndihesh pas natës së parë të spektaklit?
Shumë mirë. Ndihem i relaksuar sepse nata e parë ishte me shumë emocione. Vetja nuk më ka pëlqyer në fakt sepse isha shumë i emocionuar, por ishte okay.
Kishe më shumë emocione në skenë apo kur takove vajzat?
Janë dy emocione të ndryshme. Me vajzat ishte një emocion shumë i madh se ishte nata e parë, por edhe në skenë se ishte hera e parë dhe ishte emocion shumë i veçantë.
Në natën e parë e lëshove dorën. Në vijim do t’i thyesh rregullat apo do të jesh i prerë në vendimmarrje?
Unë jam tip që i marr vendimet në mënyrë spontane le të themi. Kështu që nëse vajzat e meritojnë unë jam gati t’bëj gjithçka.
Sa vajza të kanë pëlqyer deri më tani?
Nuk do thoja një numër por le të themi që janë 4-5 vajza që më tërheqin pak më shumë.
Ke marrë shumë mesazhe, ndonjë që do të veçoje? Më pikantin që mund të ndash me ne?
Mesazhe kam marrë pafund, mesazhe komente dhe dua edhe t’i falenderoj njerëzit për mbështetjen. Edhe pse me keqardhje nuk u përgjigjem dot të gjithëve. Por ka pasur nga më të ndryshmet dhe shumë pozitive.
Ke marrë ndonjë kritikë nga fansat?
Unë kritikat i shoh si pozitive, nuk i marr për keq sepse kritikat janë që të përmirësohesh.
Po familja, çfarë të tha kur të pa?
Familja normal që i bëhet qejfi, krenohet. Por edhe ata e kishin parë që kisha shumë emocione edhe ma thanë edhe këtë gjë.
E ke ndarë mendjen për dy vajzat që do të eleminosh këtë herë?
Jo akoma. Do jetë vështirë por mendoj shyqyr që kam edhe pak kohë këto ditë për t’u menduar, për t’i njohur më mirë dhe të marr një edhe një vendim.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!