Deklarata e gazetarit Saimir Kodra se kishte bërë testimin për anticorpet dhe e kishte kaluar koronavirusin që në muajin janar, u shoqërua me bujë.
Kodra tha se kjo nuk ishte një shaka, por një apel indirekt për të bërë testime.
“Nuk ishte shaka. Ishte një apel indirekt për të bërë testime. Rasti konkret për të mos patur frikë është zoti Brataj. Ka plotë të rinj dhe të reja që nuk duhet të kenë frikë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Opinion”, duke lënë të nënkuptohej se test nuk ka bërë ende, por deklarata e tij ishte për ndërgjegjësim./