Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri kanë arritur majat e suksesit në Itali, por gjatë periudhës që Iliri ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, u tha se dy balerinët i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.
Këtë gjë e bëri të ditur Oni Pustina në një deklaratë të tij ku tha se Iliri nuk kishte asnjë komunikim Kledin.
Më tej Pustina u shpreh se konkurrenti ishte xheloz për famën e Kadiut në Itali. Por e gjithë kjo dilemë mori fund kur Kadiu u shfaq me një mesazh mbështetës për mikun dhe kolegun e tij.