Bora Zemani lajmëroi pak ditë më parë se kishte rezultuar pozitive me Covid-19, gjë që do e bënte të pamundur praninë e saj në emisionin ku është moderatore, “Përputhen”. Në postimin e saj në Instagram, Zemani tha pavarësisht se ishte treguar shumë e kujdesshme, ishte e infektuar dhe kishte filluar trajtimin, ndërsa na e “kursye” pamjen e saj këto ditë.
Ndërkohë, sërish me anë të një postimi në Instagram moderatorja ka rrëfyer se cili është shqetësimi i saj më i madh këto ditë, teksa qëndron e izoluar për shkak të koronavirusit. Nuk bëhet fjalë për një shqetësim shëndetësor, por emocional. Bashkangjitur me një foto ku shfaqet pranë djalit të saj, Bora thotë se duke lënë mënjanë gjithë të tjerat, nuk e di a do të qëndrojë dot pa pasur Arborin afër.
Në fakt, nisur nga postimet në rrjetet sociale dhe ato që ka rrëfyer në intervista, Zemani ka një marrëdhëdhënie vërtetë speciale me të birin, por rregullat e pandemisë nuk mund të anashkalohen. Prandaj i urojmë Borës shërim të shpejtë dhe një përqafim plot dashuri me Arborin, sapo ta kalojë këtë situatë.