Një shkrim ironik është postuar sot në instagramin e revistës së Alketa Vejsiut, si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë Xhemi Shehu. Kjo e fundit, së bashku me Salsano Rrapin, postoi pak kohë më parë një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës.
Ka kaluar disa kohë që nga festivali, por mesa duket Alketa nuk e ka harruar. Në postimin e bërë nga vajzat që menaxhojnë faqen e instagramit të revistës Class, shkruhet si aktore humori Xhemi mund të fitonte një kupë në Golden Globes.
“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!”
Kohë më parë Xhemi sqaroi gjatë prezantimit të saj në Portokalli, se emri i vërtetë i saj nuk është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar. Vajzat e Class-it kanë përdorur këtë për ta ironizuar.
“Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!”
Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështuqë më mirë të meret me aktrimin, shkruhet në postim.
Postimi i plotë:
Në komentet më poshtë disa kanë shkruar se kjo është një hakmarrje ndaj Xhemit. Por vajzat të cilat menaxhojnë faqen shkruajnë se ky postim është thjeshtë për t‘u argëtuar, ashtu sikurse bën Xhemi në Portokalli./L.F-dritare.net