Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ndau pak ditë më parë në rrjete sociale, lajmin se është infektuar për here të dytë me virusin SARS-COV-2. Ajo dha njoftimin në llogarinë e saj personale, ku foli edhe eksperiencën e saj të (ri)infektimit me koronavirus.
Fjoralba ka treguar se manifestimet ndaj virusit me temperaturë dhe humbje të nuhatjes dhe shijes ishin simptoma shumë herë më të lehta sesa ato që po përballet tani.
Teksa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj, moderatorja ka vendosur që të shuajë kureshtjen e fansave lidhur me shumë gjëra, ku sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për projektet e reja televizive.
“Duam të të shohim gjatë në ekran! Ka ndonjë projekt pas “Më thuaj një dëshirë”? “E diell” prapë?”,shkruan ndjekësi.
“Si fillim faleminderit, por kemi dhe një muaj transmetim me “Më thuaj një dëshirë” dhe po, më është propozuar një projekt i ri, por nuk kam marrë ende asnjë vendim. Javën e ardhshme ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri.”, shprehet Fjoralba.