Një lajm i hidhur vjen ditën sotme nga radhët e bluzave të bardha. COVID-19 i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm mjekut gjinekolog Leonard Kamberi. Mësohet se mjeku 50 vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitonte betejën me virusin tinëzar.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës. Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.