Sezoni i ri televiziv në ekranet shqiptare i startuar nga shtatori solli shumë të reja. Ndër to, ajo që ka spikatur më shumë ndër të tjerët është padyshim lufta për audiencë të hanave. Dy spektakle të të njëjtit strukturë, dy show me të njëjtën optik gare, por me formula krejt të kundërta. “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me” u bën menjëherë spektaklet rival që do të pasonin shumë zhmillime të mëvonshme.
Holta Dulaku dhe Alketa Vejsiu, dikur bashkëpunëtore të afërta, tashmë dy zonja krejtësisht në pole të kundërta. E në fakt, ambicia e Alketa Vejsiut për të fituar të drejtat e transmetimit të “Dancing With The Stars” nuk doli e suksesshme, si pasojë u kënaq me blerjen e një tjetër patente. Synimi ishte të rivalizonte programin e Dulakut, programin që kishte thyer rekorde audience në katër edicione radhazi. E kush më mirë se sa një monedhë e njëjtë do të luante rolin e sfiduesit? Pikërisht “Dance With Me” ishte arma që Alketa Vejsiu pretendonte të nxirrte në plan të dytë ish programin ku kishte drejtuar vetë për një edicion. Vlen për t’u përmendur që nuk u përdor vetëm skena për të rrëmbyer audiencë, madje edhe deklaratat e kronikat e çuditshme në kanalet e “Media 6” kundër “Dancing With The Stars”, ideja falimentimi i tij. Këtu filloi gjithçka, filloi lufta e ftohtë midis zonjave mike të dikurshme. E nëse duam të flasim për suksesin e secilës patentë ne nuk jemi kompetent për një përgjigje. Vetëm dim të themi se “Dance With Me” nuk arriti të zhduk prestigjin e “Dancing With The Stars”, thjeshtë nga një u bën dy, torta u nda në dy pjesë, dikur shijohej e plotë.
E pasi kanë kaluar relativisht javë, kemi lajme të reja, zhvillime që shtyjnë sërish në një luftë të ftohtë që nuk ka fund. E nëse dje ishte Alketa Vejsiu zonja që rivalizoi, këtë radhë i kthehet me të njëjtën monedhë nga Holta Dulaku. Prej pak ditësh tashmë ka marr dhen lajmi për blerjen e patentës së “Tu Si Que Vales”, një patentë talent show e ngjashme me “Got Talent”, e Endemol. Testuar në Spanjë dhe Itali në rrjetin Mediaset dhe shumë e suksesshme. Pritet të startoj në Vizion Plus nga muaji mars dhe do të vij çdo të hënë në prime time, pikërisht në një super garë të fuqishme për audiencë me “X Factor”, në atë kohë në netët LIVE të edicionit të katërt. Kësaj radhe kush do të fitoj?
IMA / S. Dema