Biznesmeni i njohur i ishullit grek Santorini, është vrarë sot në mënyrë makabre në hotelin e tij. Bëhet fjalë për pronarin e hotelit “Nikos Villas”, Niko Halaris. Sipas mediave greke, ai është djegur në një nga dhomat e hoteli në orën 09:00 të mëngjesit. Zjarrëfikësit u thirrën nga banorët e zonës të cilët kishin parë tymin që dilte nga hoteli.
Ndërkohë që Zjarrëfikësit janë shprehur se zjarr kishte vetëm në truoin e 69-vjeçarit. Autoritetet policore që shkuan në vend thanë se biznesmeni mund të jetë djegur i gjallë. Në lidhje me autorët e krimit nuk dihet ende se kush mund të jenë apo arsyet që i kanë çuar në këtë veprim.
Vrasja e biznesmenit në këtë mënyrë është konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, prandaj do të dërgohen edhe disa hetues të departamintin të vrasjes për të nxjerr në dritë të vërtetën.