Jemi mësuar ta shohim aktiv në jetën politike, por asnjëherë përballë pyetjeve të 4 vogëlushëve. Ish – Kryeministri Sali Berisha ishte surpriza e finales së Power Kids, në emisioin “E Diela Shqiptare”. Eksperiencën e tij si lider në politikë, e ndau me këta vogëlushë, të cilëve u zbuloi disa sekrete, se si mund të kesh një karrierë të suksesshme si lider në politikë.
Në momente të vështira, si keni vepruar ju?
“ Ligji i parë i imi është të mos marr vendime i trembur, se s’ka më keq se vendimet në frikë.”
Jashtë kureshtjes nuk mbeti as zgjedhja që iu desh të bënte në jetë.
Pse e latë rrugën e mjekësisë dhe u bëtë politikan?
” Jo vetëm që kam qenë mjek, por jashtëzakonisht i apasionuar, s’kam punuar në politikë orë më të gjata, se sa në kardiologji. E lashë ….s’kisha dinjitetin e njeriut të lirë. Në një moment ato m’u dukën shumë më të vogla se sa liritë dhe të drejtat dhe më ndikoi një fizikant gjenial rus Saharov në fizikën bërthamore. Ai i la të gjitha dhe merrej vetëm me liritë e të drejtat dhe ky ishte si udhërrëfyes për mua. Por me shumë dhimbje e kam lënë profesionin tim.”
Ëndrrat e tij të fëmijërisë i ndau me këta vogëlushë.
Çfarë ju ka ngelur mangut që ju e keni pasur ëndërr që i vogël, por se keni realizuar?
“Ëndrra ime ka qenë të isha shkrimtar mirëpo e pashë që s’kisha talent, e lashë, i thashë vetes s’do shkruash më se ke rrezik të bëhesh mediokër. Pastaj kam ëndërruar të bëhem shkencëtar, të bëja shpikje. Kosova është e lirë dhe e pavarur, ëndrra ime më supreme.”
Të qënit gjysh ndezi jo pak kureshtjen e fëmijëve.
Si jeni ndjerë kur jeni bërë për herë të parë gjysh?
“Më i lumtur se kurrë në jetën time. Nipërit dhe mbesat më japin aq shumë dashuri, sa që ndiej keqardhje nëse unë arrij tua shpërblej apo jo dhe përpiqem të bëj për ta më shumë seç kam bërë për fëmijët e mi.”
Një këshillë të fundit përpara se t’i dorëzonte fituesit kupën e Poëer Kids- it e pati për 4 vogëlushët.
“Guxoni mos keni frikë, po të më pyesni se cila është energjia më e madhe është dashuria për vendin, më e pashtershmja.”
Tv Klan