Më në fund teleshikuesit shqiptar do të kenë cfarë të ndjekin në hapsirën prime time të së dielës mbrëma. Pas startimit të para pak javëve të serialit turk “Kurt Sejit” në ekranin e “TV Klan”, këtë mbrëmje rikthehen programet e humorit të traditës tek konkurenca. Përkatësisht “Apartamenti 2XL” në “Vizion Plus” dhe “Portokalli” në “Top Channel”.
Kështu është plotësuar edhe alternativa e telekomandës për shqiptarët, këtë të diel. Rikthehet audienca bindshëm në ekran, pas një sezoni të tejzgjatur veror. Audienca e së dielës është më e fuqishmja e javës, duke qenë se edhe publiku është në një ditë pushimi dhe kjo sjell dyndje të madhe përpara ekranit të vogël. Sigurisht pritet një sukses i mirëfilltë i “Portokalli”, ashtu siç ka bërë për të gjithë sezonet e kaluara. Megjithatë mund të kemi edhe surpriza në audiencë, pasi janë njoftuar ndryshime në “Apartamenti 2XL” dhe ndoshta publikun do e bëjë të kthej më shumë sytë. Nga ana tjetër, “Kurt Sejit” në “Klan” edhe me konkurencën e fuqishme të humorit pritet të jetë i suksesshëm, kjo duke parë edhe se sa serial-dashës turk jemi ne shqiptarët. “Kurt Sejit” vazhdon të jetë i suksesshëm në Shqipëri, edhe pse në Turqi ka rezultuar si një disfatë audience.
Mundësi argëtimi ka plot, mjafton të drejtoni telekomandën aty ku ju dëshironi. Shikim të këndshëm!
IMA / S. Dema