Mezi e presim fundjavën për të pushuar dhe larguar nga stresi i punës. Shpeshherë për t’u çlodhur sa më shumë largohemi nga vendet që na kujtojnë punën e lodhjen dhe shkojmë diku ku mund t’i bëjmë restart trurit.
Ashtu siç bëri këtë fundjavë, gazetarja e dashur, Ilva Tare. Bashkë me fëmijët, Ilva shkoi në fshat. Ajo postoi në Instastory një foto të fëmijëve teksa mbledhin në arë ushqimet që do të konsumojnë.