Trailer-i i filmit live-action me protagoniste Emma Watson është parë 127.6 milion herë,duke vendosur një rekord të ri si trailer-i më i shumë i shikuar në 24 orët e para nga shfaqja.
Trailer-i i parë zyrtar i filmit “E Bukura dhe Bisha” sipas raportimit të Disney është parë 127.6 milion herë në një ditë, duke i’u referuar ditës së hënë kur u publikua online.
Rekordin e deri më sot ishte mbajtur nga trailer-i i Fifty Shades Darker (114 milion shikime), i paraprirë nga Star Wars: The Force Awakens (112 milion shikime) në bazë të dhënave në të gjitha platformat digjitale si YouTube, Facebook, Instagram, etj.
Trailer-i i “E Bukura dhe Bisha” ka arritur 9.8 milion shikime në YouTube, 29 milion shikime në Facebook dhe 27 milion shikime në faqen e aktores Emma Watson.
Vetëm në muajin maj, teaser trailer-i me regji të Bill Condon debutoi me 91.8 milion shikime.
E Bukura dhe Bisha ka për protagonistë Emma Watson dhe Dan Stevens si dhe zërat e aktorëve Ewan McGregor, Ian McKellen, Stanley Tucci, Audra McDonald dhe Emma Thompson në rolet e personazheve të tjerë fantazi.
Filmi do të ketë premierën në 17 mars.