Disney është duke realizuar një remake live-action të filmit të animuar të vitit 1991 “E Bukura dhe Bisha”.
Filmi me skenar të Stephen Chbosky dhe regji të Bill Condon do të ketë për aktore protagoniste Emma Watson në rolin e Belle dhe Dan Stevens në rolin e Bishës.
Filmi do të shfaqet në sallat amerikane duke filluar nga 17 Marsi 2017.