Nga momenti në moment pritet që të nisë protesta në ditën e saj të pestë për Klodian Rashën. Godina e Kryeministrisë, siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al është totalisht e ‘pastër’ nga protestuesit.
Kjo godinë është blinduar me mbrojtëse metalike në dyer dhe dritare në mënyrë që të mos ketë thyerje dyersh e dritaresh, siç pati dy ditë më parë.
Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.