Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë rrëfen momentet e fundit me të atin, Azem Hajdari para se të vritej në 12 shtator 1998.
E ftuar në ‘Opinion’, Rudina, në atë kohë një vajzë e mitur, thotë se para vrasjes është takuar me të atin dhe familjen në një bar kafe pranë selisë së PD dhe se Azemi ishte i lumtur pasi sapo ishte kthyer nga një miting në Fier.
“Kemi qenë në selinë e PD bashkë me familjen, me mama dhe vëllain ndoshta një orë para ngjarjes. Ishim në një lokal para PD, ku bëmë një takim bashkë. Babi atë ditë ishte shumë i lumtur, kishte dalë nga një miting në Fier dhe po tregonte ngjarjen mes nesh. isha e vogël por e mbaj mend entuziastin e tij. gjithë kohës na tregonte. Mamaja ime ishte 7 muajsh shtatzanë. Ishte moment familjar i ngrohtë, Kur u ndamë, rreth orës 20.30 e donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në atë moment më mori hopa dhe shkuam drejt zyrës së tij. Patëm një moment si përplasje me policinë, një makinë e ndaloi rrugës.
Kur u ndamë premtoi se dop vinte të hante darkë me ne. Cdo gjë ndaloi atë ditë, e ka përjetuar çdokush atë ditë”, tha Hajdari.