Programi që bëri bashkë mbi 200 gra e vajza anë e mbanë Shqipërisë e që mblodhi rreth vetes mbarë shqiptarët anë e mbanë botës.
Televizionit MCN këtë sezon, i bashkohet një tjetër program i dashur për publikun, “E Ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli.
Për të katërtin vit radhazi, ky program, do të vijojë të përmbushë misionin e vet, të tregojë fuqinë e vërtetë të vajzave dhe grave. Ekrani i emocioneve të mëdha, MCN TV do të përcjellë nëpërmjet “E Ardhmja është vajzë” një përmbajtje dinjitoze plot surpriza dhe risi.
Sezoni i katërt do të nisë në fillim të tetorit. Na ndiqni në ditët në vazhdim për të zbuluar datën e premierës!