Disa ditë më parë Tirana u trondit nga një shpërthim me tritol në një makinë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.
Prokuroria ka ngritur dyshimet se autor i këtij atentati është nipi i Kastriot Reçit, pasi është parë duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte shpërthimi.
Por sot ka reaguar vetë autori i dyshuar, A Reçi, i cili në një prononcim për BË mohon akuzat dhe deklaron se në momentin e shpërthimit nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Shpërthimi që tronditi kryeqytetin, prindërit e Preng Gjinit largohen nga banesa në Rrëshen
“Unë jam A. Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve. Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek.
E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale.
3 vrasjet që nuk kanë lidhjet me njëra-tjetrën. Preng Gjini, dikur pjesë e Gardës dhe Policisë
Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe përfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje.
Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat. Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë lidhje me mua dhe familjen time”, ka deklaruar ai.