Moderatorja e ‘Fiks fare’ Albana Osmani është VIP-i i radhës, e cila bie pre e akuzave për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Të premten (6 nëntor), Albana ka publikuar një foto të trupit të saj në ambientet e palestrës, por është përballur me akuzat e ndjekësve për hollimin e belit më shumë seç duhet, falë photoshop-it, krahasuar me shpatullat e saj të gjera.
Por papritur pak orë më pas, fotoja në fjalë nuk gjendet më në llogarinë e Albanës në Instagram, llogari që numëron më shumë se 167 mijë ndjekës. Nuk dihet nëse një prej shkaqeve kanë qenë komentet e fansave të saj, apo thjesht një ndryshim mendjeje.
Gjithsesi, ajo që mund të themi është se në të vërtetë Albana gëzon një bel relativisht të hollë. Ajo njihet në mesin e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar që kanë përdorur korsenë e belit , që sigurisht ka dhënë edhe rezultatet e saj. Në një prononcim për Anabel.al, disa muaj më parë Albana Osmani ka treguar se përmasa e belit të saj është 58 cm. Megjithatë ju mbetet ju të gjykoni dhe bëni krahasimin duke parë këto dy foto: kjo e palestrës, dhe tjetra në verën e këtij viti.
Marre nga Anabel