Atletja Luiza Gega i është përgjigjur Klodiana Shalës, e cila pak ditë më parë rrëfeu se njeriu me të cili kishte kaluar 15 vitet e jetës së saj, ishte hedhur në krah të Gegës. Në një rrëfim për Panorama Plus, atletja thotë se asgjë nga ato që ka thënë Shala nuk është e vërtetë, por shton se nuk e surprozojnë deklaratat e sportistes. Sipas saj, Shala ka bërë gjithçka për vëmendje dhe për tu viktimizuar, pasi ajo nuk pranon t’i ketë bërë ndonjëherë keq.
“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega.
Klodiana Shala habiti opinionin publik, teksa ka zbuluar se ish-partneri i saj sot është në krah të Luiza Gegës, duke shtuar se njohja e tyre kishte lindur gjatë vizitave që atletja bënte në shtëpinë e saj. Ish-të dashurin, Shala e konsideroi si një njeri të rritur profesionalisht nga duart e veta dhe se vazhdonte karrierën pas medialjeve të marra prej saj.
“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë,”- tregoi Shala.