Padyshim që Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Ata kanë pasur debate të forta që në ditët e para dhe duket se herë pas here vazhdojnë të kenë përballje pa pushim me njëri-tjetrin.
Së fundmi, ata kanë debatuar në oborr në prani të banorëve të tjerë, ku këngëtari shkodran i ka kërkuar llogari Oltës për një deklaratë të saj të thënë më herët.
Javë më parë teksa në dhomën e gjumit ishte lëshuar muzikës ritmike për banorët, Olta bëri me gjest te hunda duke nënkuptuar se Luizi është i varur nga lëndët narkotike.
E teksa i ka kërkuar shpjegim për këto fjalë, Luizi dëgjohet mes të tjerash duke thënë: “S’jam shquar ndonjëherë për atë punë gjatë gjithë jetës”.
Ndërkohë, Olta i është përgjigjur duke i thënë “Nuk dua të flas tani për këtë temë, [do të flas] kur të jem unë gati”.
Nga ana tjetër me tê drejtë Nita Latifi e habitur ka pyetur se si ka mundësi që një bisedë e tillë është anashkaluar pa u diskutuar në një prej mbrëmjeve të spektaklit, gjersa Deamishel i është përgjigjur se bëhet fjalë për spektaklin ku Arbana kishte refuzuar të diskutonte disa tema, që i cilësonte si shumë të ulëta.