Forca të shumta policie dhe të shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur me urgjencë në aeroportin e Rinasit pasi ka dyshime për bombë.
Alarmi ka shkaktuar panik te pasagjerët, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rruge është njoftuar Policia për praninë e lëndës eksplozive.
Policia ka evakuuar punonjësit dhe qytetarët.