Sot, në “Ilva Now” intervista e parë e Ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri!
Ndonëse prej 6 muajsh është emëruar si Ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka preferuar që gjatë gjithë kësaj kohe të komunikojë me publikun nëpërmjet rrjeteve sociale, duke mos u shfaqur në asnjë studio televizive.
Përfaqësuesja e diplomacisë amerikane në vendin tonë ka zgjedhur ekranin e Euronews Albania, përballë gazetares Ilva Tare, për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve rreth temave më të nxehta që shqetësojnë publikun shqiptar, duke dhënë kështu i intervistën e parë televizive, në një media shqiptare.
Ndiqni sot në orën 19:00 në Ilva Now përgjigjet për disa nga çështjet më të nxehta:
Përse ka zgjedhur të komunikojë direkt me shqiptarët përmes rrjeteve sociale?
Misioni për të përfunduar Reformën në Drejtësi.
Kush janë ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi?
Përse u takua me Dvoranin dhe a duhet ta kishte marrë vetë vendimmarrjen KLGJ?
Hetimi i tenderëve gjatë krizës së coronavirusit nga SPAK.
Klima politike dhe përfundimi i reformave për hapjen e negociatave me BE.
A mbështet SHBA një palë kundrejt një tjetre?
Çfarë i mban larg investimet amerikane në vendin tonë?