Këtë mbrëmje, 31 Janar, në orën 19.00 dy televizione të reja kanë nisur transmetimin në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, startoi kanali “all-news” i Klan Media, nën emrin Klan News. Ishte Mirela Milori e cila hapi transmetimin e kanalit të ri me programin e saj “Mirela Live” që do të jetë dhe edicioni qëndror i lajmeve.
Ndërkaq, paralelisht në Kosovë u lancua kanali ATV, një kanal me karakter gjeneralist i cili premton një larmishmëri programacioni.