Një ngjarje shokuese ka ndodhur së fundmi, ku një baba është arrestuar pasi akuzohet se për faj të tij, kanë humbur jetën dy fëmijët e tij të mitur.
31 vjeçari Dustin Lee Dennis i kishte lënë dy fëmijët e tij, Teagan 4 vjeç dhe Ryan 3 vjeç, brenda makinës për 5 orë. Temperatura ka qenë shumë e lartë dhe ka shkuar deri në 32 gradë celcius. Fëmijët u gjetën të pajetë brenda makinës, ndërsa babai po flinte diku tjetër.
Dennis ka thënë gjatë dëshmisë së tij se shkoi në dyqanin QuikTrip rreth mbrëmjes dhe kur u kthye në shtëpi, e zuri gjumi për 4 a 5 orë. Pasi u zgjua, ai telefonoi policinë dhe u ankua se nuk po gjente dot të miturit. Edhe pse telefonoi policinë dhe i mori fëmijët në shtëpi pasi i gjeti në makinë, ata nuk mbijetuan.
Policia disponon një video në të cilën shihet se Dennis i kishte kyçur fëmijët në makinë me dijeni të plotë, një filmim ky që do përdoret kundër tij në gjyq.