Përveç përgatitjeve për sezonin e ri televiziv, televizionet kanë filluar të bëjnë edhe prurjet e reja mes tyre.
Pas largimit të Denisa Pashollit, spikere e lajmeve në këtë televizion, e cila iu drejtua Top Channel, dy gazetarë të tjerë i janë larguar kanalit informativ Ora News.
Gazetarja e politikës Klementina Cenkollari, ka vendosur të largohet nga detyra e saj pas afro 6 vitesh, duke mos u shprehur për pozicionin e saj të ri, paçka miqtë e saj janë shprehur për IMAlbania.com se ajo do të jetë gazetarja më e re e Top Channel.
Ndërkohë edhe Denisa Ruzi, gazetarja e çështjeve sociale ka braktisur këtë televizion por që ende nuk dihet media që ajo do i drejtohet.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!