Mbrojtësi gjerman i Bayern Munchen Jerome Boateng është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Publike e Mynihut dy javë pas vetëvrasjes të ish të dashurës Kasia Lenhardt,
Lajmi raportohet nga gjermanja ‘Bild’, e cila raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding.
“Procedimi u rihap në 10 shkurt 2021, sepse ne kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen në Berlin, të cilat mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është në vazhdim e sipër”.
Gjatë autopsisë së trupit të modeles, ekspertët mjeko-ligjorë ndër të tjera kanë vënë re edhe një vesh të këputur.