Edmond dhe Robert Budina, dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezultojnë të jenë infektuar me Covid-19.
Sipas burimeve nga Gazeta “Shqip”, dy vellezërit, përfaqësues të njohur artit dhe kinematografisë shqiptare rezultojnë të jenë infektuar nga koronavirusi.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori protesta disa ditore në Tiranë.
Më pas dhe nisi aksionin për takimet nëpër rrethet e Shqipërisë me qëllimin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Qëllimi ishte mbledhja e firmave të peticionit për detyruar qeverinë për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte.
Aleanca, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në qytete të tjera.