Një nga filmat më të ndjekur në mbarë botën, të “Fast & Furious”, në edicionin e tetë do të ketë edhe dy aktorë shqiptarë si pjesë të saj.
Erand Hoxha dhe Marko Caka, kanë arritur të fitojnë role në audicionin e shkurtit të “Fast & Furious 8”.
Ky lajm është konfirmuar nga regjisori Gary Gray si dhe në faqen zyrtare të filmit në IMDB.
Mësohet se Erand Hoxha do të luajë në rolin e një Garuesi për “Furious 8”, ndërsa Marko Caka do të luajë në rolin e një operativi në operacione luftarake pasi është bërë pjesë e shumë serive dhe filmave të projekteve të “Universal”.
Xhirimet e filmit kanë nisur në mesin e muajit maj dhe pritet të dalë në transmetim më 14 prill të vitit të ardhshëm.
Marrë nga city radio