Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.Dh, ndërsa gjatë konstatimit të trupit të viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Ngjarja ka ndodhur në Arapaj, rreth orës 08:15.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.